Tradhtia i shkatërroi ëndrrat. Tani ajo kërkon hakmarrje. Në tokë të huaj, e vetmuar dhe në prag të dëbimit nga Shtetet e Bashkuara, Emperatriz i drejtohet për ndihmë Armandos, pa e ditur se ai ka qenë shkaktari për dhimbjen e deritanishme, për ndarjen nga e bija e porsalindur dhe për burgosjen e saj. Përgjigjja që merr prej tij e detyron të përballet me realitetin e hidhur; ai e ka vënë në lojë në mënyrën më të poshtër. E verbuar nga dhimbja, tashmë ajo ka vetëm një qëllim, të bashkohet me të bijën dhe të rrënojë burrin që dikur e donte aq shumë…

Do ta ndiqni nga e hëna në të premte, ora 18:30 në 3Plus!