Historia e Xhemalit, një djali të ri ambicioz që jeton në Adana. Pas vdekjes së të atit në kushte dramatike, jeta e tij merr një kthesë të papritur, kur shkon në Stamboll te xhaxhai i tij sipërmarrës, pavarësisht kundërshtimit të së ëmës. Tashmë gjendet përballë zgjedhjesh të reja dhe në qendër të një trekëndëshi të rrezikshëm dashurie. A është ai i gatshëm të sakrifikojë dinjitetin, krenarinë e parimet për para e pushtet? Mos vallë të jesh njeri i mirë është faj?

Do ta ndiqni nga e hëna në të premte, ora 18:45 në Kanal D Drama!