Ana Lucía, Ana Leticia, dhe Ana Laura Alvarez Del Castillo janë motra trinjake identike por personalitetet e tyre janë krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri. Një aksident i tmerrshëm i ndodh familjes së vajzave, pasi Leticia donte të ngiste makinen dhe shkakton këtë fatkeqësi. Prindërit humbasin jetën. Lucia mendohej se ishte mbytur në lume, por në fakt atë e gjeti një grua e zonës aty pranë, e cila vuante nga humbja e së bijës. Ajo vendosi që ta rrisë Lucian sikur të ishte e saja. Vitet kalojnë dhe Laura një vajzë e ëmbel dhe shumë e urtë vijon kërkimet për motrën e humbur, pasi nuk e beson se ajo mund të ketë vdekur gjatë atij aksidenti të tmerrshëm. Ndërsa Leticia, vjen si një karakter negativ. Një vrasëse dhe nimfomaniake, xheloze dhe egoiste, manipuluese dhe gjithmonë duke dashur të jetë në qendër të vëmëndjes.

Tre motra krejt të ndryshme që fati i ndau, por një ditë do ti verë përballë njëra-tjetrës. Një histori e koklavitur, mbushur me intriga, vështirësi, dashuri, emocion.