A keni menduar ndonjëherë që jeta mund të ndryshojë aq shpejt sa të bëheni me fëmijë “brenda natës”?! Kani, një djalë i ri në karrierë, nuk e priste se aventura e një mbrëmjeje do ta shndërronte krejt papritur në babanë e një vogëlushe 8-muajshe, me emrin Su. Pasi dadoja e tyre largohet, ai punëson një vajzë nga fshati, Ajperin, që të kujdeset për të bijën. Mes debatesh dhe zënkash të panumërta, të dy ata do të ushqejnë ndjenja për njëri-tjetrin, edhe pse ngurrojnë t’i pranojnë. A do të mundet Kani ta lidhë jetën me me një vajzë të thjeshtë nga fshati që kujdeset dhe e ka për zemër vogëlushen e tij?
E hënë- e premte 19:30 në Kanal D Drama!