Mariana Aragon befas bëhet dëshmitare e vrasjes së shumëfishtë, në të cilën humbi jetën shoqja e saj e ngushtë dhe dy gazetarë që po hetonin mbi një konspiracion narko-politik, ku është i përfshirë edhe prokurori Raul Rei, me pseudonimin “Mbreti”. Teksa orvatet të arratiset e plagosur, Mariana ndesh në rrugën e saj Alehandro Kastijon, një gazetar të ri, të cilit i kërkon ndihmë për të shpëtuar, si dhe Santiago Lealin, komandantin që ka në ngarkim dosjen e saj hetimore, i cili e ndihmon të vërtetojë pafajësinë. Por, me urdhër nga lart, hetimi dhe jeta e saj marrin një rrjedhë krejt tjetër, kur ajo arrestohet dhe shpallet e varur nga heroina. A do t’ia dalë mbanë Mariana të shpëtojë nga ky ferr në të cilin u gjend papritur?

“Asgjë personale”, nga e hena në të premte ora 19:15 dhe ritransmetimi nga e hena në të premte ora 13:30 në 3Plus.