Heroina e kësaj historie dashurie është Dolores Karrero, të cilën të gjithë e njohin si Lola. Lola përballet që fëmijë me botën e vërtetë. Në moshën 11-vjeçare babai i saj vdes dhe ajo detyrohet të largohet nga qyteza ku jeton për në kryeqytetin e madh. Pas një kalvari të gjatë, ajo shkon në shtëpinë e tetos së saj, Marta Karreros, e cila është një grua mizore dhe që përfiton nga fakti se ajo është e vogël dhe naive.

Kur Lola mendon se nuk ka më shpresa për të, Akili, plaku që e ka përndjekur gjithmonë, vdes dhe i lë një pasuri të madhe. Ajo shndërrohet në një milionere të vërtetë sa hap e mbyll sytë. Jeta e saj ndryshon katërcipërisht dhe vajza fillon të njohë një botë krejt të panjohur për të, plot me emocione të reja. Lola vendos të kthehet në Hornero, por tani me një pushtet aq të madh që s’e imagjinonte kurrë. Ajo rikthehet për të luftuar për dashurinë e jetës së saj, por edhe për të ndëshkuar ata që dikur nuk e ndihmuan.