Dy jetë të ndryshme… Njëra e dominuar nga paratë dhe lakmia… Tjetra nga miqësia dhe sakrifica… Lidhen bashkë, nga ura e pashkatërrueshme e dashurisë. Nga njëra anë është Murat, i pashëm, tërheqës, një burrë i ri që merr në dorë përgjegjësitë e biznesit të familjes në moshë të re. Nga ana tjetër është Hayat, e bukur, lozonjare, por ende nje vajze “e hutuar”, që jeton vetëm për t’u gëzuar. Ndersa aplikon për një vend pune, një zinxhir ngjarjesh ndodhin dhe e kthejnë gjithçka në një lëmsh në të cilin dashuria e saj dhe e Muratit do të jetë në qendër.