Historia e tre burrave të dashuruar me të njëjtën grua dhe e një gruaje “të dënuar” të zgjedhë se cilin duhet të dashurojë. Izabel Montalban shpërngulet bashkë me të shoqin në fshatin ku banon familja e këtij të fundit. Por, askush nuk e di se ardhja e saj do të ndryshojë përgjithmonë rrjedhën e fatit të vëllezërve Otero. E gjendur shpesh e vetmuar, Izabela është e detyruar të përshtatet me jetën e re dhe marrëdhënien aspak të zakontë me kunetërit, sidomos me Danielin, një burrë të pashëm e rebel, tërheqja ndaj të cilit është thuajse e pashmangshme. Teksa rreket të gjejë qetësi, së pari duhet të qartësojë ndjenjat dhe të dëgjojë zërin e zemrës.

E ndiqni nga e hëna në të premte ora 19:15 në 3 Plus!