Agah Karaxhai është një sipërmarrës i suksesshëm, i cili ka marrë në ngarkim nipin e tij pas vdekjes së të vëllait. Por një tragjedi e papritur e shndërron atë në paraplegjik dhe Agah  vuan shumë dramën e Nedimit, të cilin e do me shpirt.

Ndërkohë që e shoqja, Seniz, një grua e bukur dhe e kompletuar, e urren Nedimin se ai është i vetmi që mund të zbulojë një sekret dramatik të cilin ajo e fsheh me fanatizëm. Arsye për të cilën bën çmos ta përkeqësojë gjendjen e tij shëndetësore.

Agahu, duke parë gjendjen e dëshpëruar të nipit të tij, vendos që ti gjejë një nuse, me shpresën se do të ndihet më mirë. Por, në kushtet në të cilat ndodhet Nedimi, është më se e kuptueshme që martesa do të jetë një ujdi financiare.

Pikërisht në këtë moment rruga e familjes Karaxhai do të kryqëzohet me atë të Seherit dhe fëmijëve të saj, të cilët me ardhjen e tyre në Stamboll dhe në vilë ndryshojnë çdo gjë që gjejnë para syve.