Zona e mbulimit tokësor

Shkodër – Shikuesit në Shkodër duhet të drejtojnë antenat në drejtim të Malit të Taraboshit. Në Shkodër do të transmetohet në frekuencën 482 MHz, në kanalin 22 UHF .

Durrës – Për qytetin Durrës dhe rrethinat si SukthShijak, etj antenat duhen drejtuar drejt kodrave mbi fshatin “Kallm” ose ndryshe “Marina”. Tring do të transmetojë në kanalin 57 me frekuence 762 MHz.

Krujë – Shikuesit në Krujë, Laç, Mamurras dhe Thumane duhet të drejtojnë antenat nga Mali i Ishmit. Në Krujë do të transmetohet në kanalin 57 me frekuence 762 MHz.

Tiranë – Shikuesit në Tiranë dhe Fushë Krujë duhet të drejtojnë antenat në drejtim të Malit të Dajtit. Tring do të transmetojë në frekuencat 762 MHz, në kanalin 57.

Kavajë – Shikuesit në Kavajë dhe Divjakë duhet të drejtojnë antenat në drejtim të Kryevidhit. Tring do të transmetojë në frekuencat 762 MHz, në kanalin 57.

Elbasan – Shikuesit në Elbasan duhet të pozicionojnë antenat në drejtim të Majës së Petreshës. Në Elbasan do të transmetohet në frekuencën 674 MHz, në kanalin 46.

Lushnje – Shikuesit në Lushnje, Patos dhe Roskovec duhet të drejtojnë antenat nga Ardenica. Në këto vende do të transmetohet në kanalin 29 me frekuence 538 MHz.

Fier – Shikuesit në Fier duhet të drejtojnë antenat nga Ardenica ose Likovuni. Në Fier do të transmetohet në kanalin 29 me frekuence 538 MHz.

Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore, Poliçan dhe fshatrat përreth tyre – Të gjithë teleshikuesit në Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore, Poliçan dhe fshatrat përreth tyre të pozicionojnë antenat e tyre në drejtim të malit të Goricës. Tring transmeton programet e tij në kanalin 24 UHF, me frekuencë 498 MHZ.

Mallakastër – Shikuesit në Mallakastër duhet të drejtojnë antenat nga mali i Drenovës. Në Mallakastër do të transmetohet në kanalin 29 me frekuence 538 MHz.

Pogradec – Shikuesit në Pogradec dhe rrethinat e tij të drejtojnë antenat në drejtim të Tushemishtit (Kodrës sipër Tushemishtit). Në Pogradec do të transmetohet në kanalin 21 me frekuence 474 MHz.

Korçë, Bilisht Shikuesit në Korçë, Bilisht dhe rrethinat e tyre duhet të drejtojnë antenat në drejtim të Malit Moravë (Çardhakë). Në Korçë do të transmetohet në kanalin 21 me frekuence 474 MHz.

Gjirokastër – Shikuesit në Gjirokastër duhet të drejtojnë antenat në drejtim të majës së kodrës mbi fshatin ASIM ZENEL ose siç njihet nga vendasit “Shën Drijava”. Në Gjirokastër do të transmetohet në frekuencat 690 MHz në kanalin 48 UHF.

Vlorë – Shikuesit në Vlorë duhet të drejtojnë antenat në drejtim të kodrës mbi Zvërnec. Në Vlorë do të transmetohet në frekuencat 730 MHz në kanalin 53 UHF..

Himarë – Shikuesit në Himarë duhet të drejtojnë antenat në drejtim të majës së kodrës mbi Potam. Në Himarë do të transmetohet në frekuencat 730 MHz në kanalin 53 UHF.

Kukës – Shikuesit në Kukës dhe rrethinat përreth duhet të drejtojnë antenat në drejtim të malit Tregtan. Në Kukës do të transmetohet në frekuencën 594 MHz, në kanalin 36 UHF.

Sarandë – Shikuesit në Sarande duhet të drejtojnë antenat në drejtim të kodrës e Milese. Në Sarande do të transmetohet në frekuencat 730 MHz, në kanalin 53 UHF.

Lezhë – Shikuesit në Lezhë duhet të drejtojnë antenat në drejtim të Malit të Tyrbes. Në Lezhë do të transmetohet në frekuencën 482 MHz, në kanalin 22 UHF.