Telekomanda My Tring IPTV

[row]
[column md=”6″]

[/column]
[column md=”6″]

  1. STB
    Dëshiron të kontrollosh My Tring Iptv me një buton? Mjafton të shtypësh butotnin STB për të fikur ose ndezur paisjen.
  2. MENU
    Hap menynë e paisjes
  3. INFO
    Dëshironi të dini se kohëzgjatjen e programit të cilin po shikoni? Shtypni butonin Info dhe informohuni mbi gjithçka rreth programit që po shihni si: përmbajtja, aktorët, gjinia, orari dhe kohëzgjatja e programit. (EPG)
  4. OK
    Nëse ju shtypni një herë këtë buton ai ju ndihmon për të realizuar një komandë të caktuar (zgjedh kanal nga guida etj) Nëse ju shtypni dy herë këtë buton do të lexoni përmbajtjen e programit (dmth luan rolin e INFO) 4 shigjetat për të lëvizuar majtas, djathtas, lart, poshtë.
  5. BACK
    Përzgjedhja e butoni Back shërbën për tu rikthyer në veprimin e mëparshëm.
  6. Exit
    Përzgjedhja e butoni Exit shërbën për tu rikthyer tek programi të cilin po shihnit.
  7. STOP
    Ky buton shërben për të ndaluar një program në On Demand ose një program të regjistruar.
  8. PLAY/PAUSE
    Po ju telefon dikush në mes të një gare të rëndësishme? Shtypi butonin Pause edhe në një transmetim të drejtëpërdrejtë dhe rikthehuni për të parë gjithçka në momentin që e keni ndaluar duke shtypur butonin Play.
  9. REC
    Shërben për të regjistruar një program nëpërmjet sherbimit DVR.
  10. Butoni lejla
    Ky buton ju çon direct në shërbimin e On Demand (video me kërkesë).
  11. GUIDE
    Ky buton ka një funksion të dyfishtë. Shtypja njëherë e tij ju nxjerr listen e kanaleve. Nese e shtyp disa herë nxjerr edhe listen e kanaleve.
  12. +/- VOL
    Këto butona shërbejnë për të ngritur/ulur volumin e televizorit.
  13. MUTE
    E ul fare zërin e televizorit.
  14. +/- CHPG
    Këto butona shërbejnë për ndryshimin e kanaleve,
  15. INPUT
    Kombinimi i këtij butoni me atë të Menu (INPUT+MENU) ju dërgon tek opsioni i rregullimeve të hardwarit.
  16. TXT
    Buton me funksion të dyfishtë: nxjerr faqen e teletekstit ose aktivizon shfaqjen e titrave.

[/column]
[/row]