Sanxhar dhe Nare janë të dashuruar që fëmijë, por babai i saj, një njeri me pozitë, është kategorikisht kundër marrëdhënies së tyre. Kështu, ata të dy vendosin të arratisen dhe të martohen në fshehtësi, por nusja zhduket krejt papritur. Ai pandeh se vajza u pendua dhe u largua, por në të vërtetë fajtori ishte babai i saj. Vite më vonë, dy të rinjtë takohen sërish, por Sanxhari është në prag të martesës me një vajzë tjetër. Aty merr udhë një dramë e thellë plot dilema mes dashurisë së vërtetë që nuk shuhet edhe pse koha kalon, mërisë e mllefit, si dhe përgjegjësive të reja.
Serialin do ta ndiqni çdo të hënë dhe të martë ora 20:00 në JollyHD dhe 21:00 në 3 Plus!