Ishin betuar se do të qëndronin përgjithmonë bashkë derisa vdekja t’i ndante… Hazalli dhe Kenani, dy të rinj që jetojnë pranë një qyteze të vogël buzë detit Egje janë të dashuruar marrëzisht, por gjithçka do të shkatërrohet pas ardhjes së Vurallit. Kenani është një jetim që e fiton bukën e gojës me anë të peshkimit, edhe pse ka mbaruar shkollën e lartë. Hazalli punon në një nga resortet më luksoze të Çesmes. Teksa Vuralli mbërrin aty, bie në dashuri me shikim të parë me Hazallin. Pasi ka vrarë gruan e tij të parë nga frika se mos e braktisë, dashuritë e tij tanimë janë shndërruar në fiksime obsesive. Një dashuri e dëlirë kundër një dashurie shkatërrimtare. Hazalli do të pranojë të martohet me Vurallin për të mbrojtur njerëzit që do. Perla e zezë është simboli i dashurisë së Kenanit dhe Hazallit, por dashuria e tyre do të shoqërohet nga lotët…