Një përplasje ndjenjash të forta, në një betejë mallëngjyese mes dy motrash për dashurinë më sublime të jetës, atë të nënës për fëmijën. Alevi, si pasojë e romancës me Adnanin, mbetet shtatzënë në moshë fare të re dhe lind një vajzë. Por, e frikësuar dhe e tronditur nga rrethanat familjare, ajo bën një gabim që i ndryshon kryekëput rrjedhën e jetës, tenton të vrasë foshnjën. Me të dalë nga burgu, kur vajza e saj tanimë është 18-vjeçe, Alevi rend tek ajo, por përballet me të vërtetën e hidhur. E motra, Damlla, prej vitesh është nëna e vajzës së saj. Ndërkohë, edhe Adnani, i cili mëson rishtas se ka një vajzë, orvatet ta gjejë atë me çdo kusht.

Çdo të shtunë dhe të diel, ora 20:00 në 3Plus