Një histori origjinale që prek problematikat aktuale të çifteve të të gjitha moshave. Paula është një grua e palumtur, e martuar me një burrë arrogant dhe maskilist. Alehandro është një sipërmarrës i suksesshëm, i cili është zënë ngushtë në një raport posesiv me ish-gruan e tij. Paula dhe Alehandro kanë qenë të dashuruar me njëri-tjetrin në universitet dhe takohen sërish pas shumë vitesh nëpërmjet fëmijëve të tyre, duke kuptuar kështu se atë dashuri të së shkuarës e kanë ende gjallë në shpirt.