Të duash deri në vdekje - Michel Brown

Michel Brown ka lindur në 10 qershor 1976 në Buenos Aires në Argjentinë.  Ishte roli i Franko Rejes në telenovelën “Pasion de Gavilanes” që e shndërroi atë në një nga aktorët më të famshëm amerikano-latinë. Michel u zbulua nga producenti Cris Morena për një emision adoleshentësh të titulluar “Jugate Conmigo”. Ai gjithashtu realizoi albumin e tij si solist me titullin “Michel”, gjë që i siguroi atij një rol në serialin për adoleshentë të titulluar “Chiquititas”. Në vitin 1999, Michel vendosi të ngjiste shkallët e karrierës dhe u shpërngul në Meksikë, ku fitoi një rol të rëndësishëm në telenovelën “Suenos de Juventud”. Më pas nënshkroi një kontratë të rëndësishme me TV Azteca dhe më pas me Univision si prezantues i formatit të suksesshëm ndërkombëtar “Survivor”. Falë rolit të tij në “Pasion de Gavilanes”, ai u bë aktori më i vlerësuar në disa shtete, duke përfshirë Argjentinën dhe Spanjën.

Michel Brown është i martuar me aktoren Margarita Muñoz.


Të gjithë personazhet e "Të duash deri në vdekje"

Angelique Boyer ka lindur më 4 korrik 1988 dhe është ...më shumë

Michel Brown ka lindur në 10 qershor 1976 në Buenos ...më shumë

Alejandro Nones është një aktor me origjinë nga Venezuela. Ai ...më shumë

Alexis Ayala ka lindur më 9 Gusht 1965 në San ...më shumë