Familja Kuqézi - Genti Kame

Genti Kame është një aktor shqiptar i cili ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Ai emigroi në Itali për disa vite menjëherë pas rënies së komunizmit. Më pas, u transferua në Francë për t’u bashkuar me “Cour Florent”, një shkollë e njohur franceze. Pjesa kryesore e karrierës së tij zhvillohet midis Parisit, Romës dhe Tiranës, i njohur më së shumti si Niko i serialit francez me sukses ndërkombëtar Engrenage.

Kame numëron mbi 40 role në prodhimet kinematografike Gjermane, Italiane, Franceze dhe Zviceriane. Për sa i përket prodhimeve shqiptare, Gent Kame është i njohur për pjesëmarrjen e tij në filmin “Maya” si dhe “Një ditë e mrekullueshme”. Temperamenti i tij ballkanik, hijeshia e tij evropiane, e bëjnë atë një karakter mjaft interesant.


Të gjithë personazhet e "Familja Kuqézi"

Adelina Muça ka mbaruar shkollën në Akademinë e Arteve, Dega ...më shumë

Genti Kame është një aktor shqiptar i cili ka lindur ...më shumë

Gentian Hazizi është një aktor i njohur i skenës dhe ...më shumë

Merita Smaja ka lindur më 13 maj 1958 në qytetin ...më shumë

Alesia Xhemalaj ka lindur në Vlorë në 20.10.1992. Ka kryer ...më shumë

Ester Alushi ka lindur në 28 prill 2002 në Tiranë. ...më shumë

Erin Kujofsa ka lindur më 16 Maj 1995 në Tiranë. ...më shumë