Familja Kuqézi - Adelina Muça

Adelina Muça ka mbaruar shkollën në Akademinë e Arteve, Dega Regjisurë. Pas një workshopi në Astragali Teatro, Lece Itali fiton të drejtën të punojë në këtë teatër si aktore për rreth dy vite me regjisorin Fabio Toledi. Gjatë kësaj kohe ka punuar në disa projekte të tjera teatrore shqiptare si aktore.

 

Në 2008 fillon punë si drejtoreshë artistike e Teatrit Metropol deri në vitin 2011, periudhë në të cilën preku edhe regjinë e Operas duke punuar me regjisorin Italian Nicola Zorzi, me produksione në Teatrin e Operas në Shqipëri,Itali dhe Spanjë. Në vitin 2012 fillon punë si aktore në teatrin e Durrësit.

 

Deri më tani, ka luajtur një seri rolesh me regjisorë shqiptar e të huaj ku numërohen rreth 32 role me disa çmime si aktorja më e mirë joprotagoniste në festivale të ndryshme, aktorja më e mirë e vitit 2017 si dhe regjia më e mirë me shfaqjen “Dashuri në ditë krimi” në festivalin e teatrit në Dibër, Maqedoni.


Të gjithë personazhet e "Familja Kuqézi"

Adelina Muça ka mbaruar shkollën në Akademinë e Arteve, Dega ...më shumë

Genti Kame është një aktor shqiptar i cili ka lindur ...më shumë

Gentian Hazizi është një aktor i njohur i skenës dhe ...më shumë

Merita Smaja ka lindur më 13 maj 1958 në qytetin ...më shumë

Alesia Xhemalaj ka lindur në Vlorë në 20.10.1992. Ka kryer ...më shumë

Ester Alushi ka lindur në 28 prill 2002 në Tiranë. ...më shumë

Erin Kujofsa ka lindur më 16 Maj 1995 në Tiranë. ...më shumë