BE: Luftë krimit të organizuar

Botë/Rajon

u2 zvicramd-450x300
Pas një agjende te ngjeshur gjate gjithë ditës se mërkurë ambasadorja e Bashkimit Europian ne Tirane, Romana Vlahutin komentoi ne nje konference për mediat disa nga pikat e progres raportit . Diplomatja deklaroi se raporti nuk është nje instrument politik, por nje mjet qe tregon se ne cilat fusha po punohet mire e ne cilat jo. Vlahutin shtoi se lufta ndaj krimit te organizuar është nder pikat kryesore te atyre çka pret BE nga Shqipëria duke theksuar rendësin e fakteve. Dëshirojmë që të shohim hetime. Duhet te ketë një pune shume te forte ndaj krimit te organizuar. Kjo është një luftë sistematike. Gjithmonë kjo punë duhet rritur dhe duhet përforcuar dhe për këtë na duhen fakte. Kjo luftë nuk po ndalon, ndaj kjo është një çështje tepër e rëndësishme. Ambasadorja e BE-se ne Tirane u shpreh se Shqipëria duhet te vazhdoje reformën ne administratën publike dhe ne gjyqësor. E pyetur lidhur me deklaratat e opozitës se progres raporti tregonte nder te tjera edhe për “kapjen e shtetit”, Vlahutin deklaroi se raporti shpjegon fakte dhe se nuk e kishte dëgjuar këtë fjale aty.