Edhe Erion Veliaj çmendet në dasmën e Turit dhe Orindës – VIDEO

Showbiz

cif

Data 27 korrik do të shënonte kurorëzimin në martesë të një prej çifteve më të dashur të ekranit, Orinda Huta dhe Turjan Hyska. E ndërkohë që me kalimin e ditëve, portalet e ndryshme filluan të zbulonin nga pak detajet e dasmës, e vetmja gjë ku nuk arritën dot të depërtonin ishte lista e të ftuarve, por dita e sotme ka zbuluar dhe emrat e parë që u bënë pjesë e gëzimit të çiftit të ri. Në dasmën ku morën pjesë shumë miq, familjarë, artistë të mirënjohur dhe dashamirës të çiftit, nuk mund të mungonte një prej emrave më të njohura të politikës Erion Veliaj.

I shoqëruar nga bashkëshortja, Arjola Xoxa, kryetari i bashkisë së Tiranës jo vetëm që ka treguar edhe një herë natyrën e tij sportive, por ka habitur të ftuarit teksa kërcente “Ku ka si Tirona” duke ndezur atmosferën dhe euforinë e të ftuarve. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

WhatsApp Video 2017-07-28 at 9.15.37 AM by panoramaon

Burimi: Living