Zbulohet pozicioni në fushë i Kylian Mbappe me skuadrën e Real Madrid

Sport

Kylian Mbappe e ka të qartë se në çfarë roli do të luajë kur të transferohet në radhët e Real Madrid. Në fund të këtij sezoni, sulmuesi do të largohet nga PSG, e ndonëse nuk ka ende një komumikim zyrtar, besohet shumë se francezi do të bëhet pjesë e Real Madrid me parametra zero.

Megjithatë, po ashtu, jo pak është diskutuar edhe pozicioni që lojtari do të mbajë në fushën e lojës me Realin, duke qenë se atje luajnë Vinicius Junior dhe Rodrygo, që të dy anësorë të fazës offensive.

Sakaq, dihet që edhe Mbappe, rolin e tij natyral e ka në të majtë të sulmit. Megjithatë, mediat pranë klubit madrilen, kanë zbuluar se kur të bëhet pjesë e Real Madrid, vetë Mbappe do t’i kërkojë trajnerit Carlo Ançelotti që të luajë në qendër të sulmit, në mënyrë që të mos kthehet në një problem për Vinicius, apo Rodrygo.

Përgjatë këtij edicioni, Mbappe zijon të ketë një marsh të lartë shënimi. Numri 7 në Parc des Princes ka realizuar 41 gola në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet me PSG. Në UEFA Champions League, 25 vjeçari ka shënuar 8 gola në 10 ndeshje, duke e ndihmuar ekipin e tij që të kualifikohet deri në gjysmëfinale të kompeticionit, raund në të cilin, e pret Borussia Dortmund.