Lionel Messi: Nuk do të jem në Botërorin e radhës

Sport

Kupa e Botës, Katar 2022 ishte e fundit në karrierën legjendare të Lionel Messit. Vetë futbollisti është shprehur se ai nuk do të jetë pjesë e Argjentinës në Botërorin e 2026-tës, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amrikës, Kanada dhe Meksikë.

“Nuk mendoj se do të jem pjesë e Botërorit të ardhshëm. Do të shoh se si do të shkojnë gjërat, por në parim, nuk do të jem pjesë e skuadrës”, ka thënë 35 vjeçari. Me fjalë të tjera, epoka e Messit me ekipin përfaqësues po vjen drejt fundit.

Aventura e kapitenit të kombëtares albiçeleste nisi në 17 Gusht të 2005-tës, e prej atëherë, mëngjarashi magjik, numëron 174 ndeshje të luajtura në të gjitha kompieticonet, duke shënuar 102 gola në total.

Veç të tjerash, Messi ka marrë pjesë në 5 Botërorë të ndryshëm, duke nisur nga viti 2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022. Por, ky i fundit, pa asnjë diskutim që do të mbetet përgjithmonë i shkruar me gërma të arta në librat e historisë.

Lionel Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit, një trium që populli bardhekaltër nuk e kishte përjetuar që nga epoka e Diego Armando Maradonës. Në Katar, Messi u kthye në një protagonist absolut, që prej ndeshjes së parë, e deri në finale dhe në fund, si kapiten, arriti të ngrinte në qiell, trofun e artë të Kupës së Botës.

Si pasojë e një suksesi të tillë, Messi konsiderohet një favorit absolut edhe për të fituar Topin e Artë për vitin 2023, që do të ishte i 8-ti në karrierën e tij. Megjithatë, vetë lojtari është shprehur se këtë herë, pavarësisht se ç’do të ndodhë, Topi i Artë, është një çështje që nuk i intereson shumë.