Martial refuzon rinovimin, por ka shpresë për…

Sport

martial
Anthony Martial është një nga lojtarët më në formë tek Manchester United dhe ndonëse deri përpara fillimit të sezonit pritej të largohej, tashmë francezi është kthyer në një pikë të rëndësishme të formacionit të Jose Mourinhos. Por sikur të mos mjaftonin problemet me rezultatet e trajnerit portugez, Pogba apo Sanchez, tashmë drejtuesit e skuadrës kanë edhe një çështje tjetër për të zgjidhur. Kontrata aktuale e Martial skadon në fund të këtij sezoni, por tek United kërkojnë që skadenca e saj të shtyhet të paktën deri në vitin 2020.

anthony manch
Megjithatë siç raportohet së fundmi, 22-vjeçari ka refuzuar ofertën e fundit drej tij. Kohë më parë u përfol se përfaqësues të Martial kishin nisur bisedimet me disa klube të tjera, por vetë lojtari do të mohonte lajme të tilla. Refuzimi i ofertës së rinovimit nga ana e francezit nuk është përfundimtar, çfarë lë drejtuesit e United të shpresojnë në arritjen e një akordi me sulmuesin në javët e ardhshme. Anthony Martial duket se do të ndjekë fillimisht zhvillimet e fundit që mund të ndodhin në fund, përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e karrierës së tij. Francezi u bë pjesë e Manchester United në vitin 2015, kur ‘djajtë e kuq’ shpenzuan plot 60 milionë euro për transferimin e tij nga Monaco.