Rio Ferdinand bën deklaratën thumbuese: Ishte një sfidë midis burrave dhe fëmijëve…

Sport

rio fernand

“Ishte një sfidë midis burrave dhe… fëmijëve”. Ish-mbrojtësi i Manchester Junaited, Rio Ferdinand, i ftuar në studion e BT SPORT, e ka komentuar në mënyrë tepër të ashpër humbjen e skuadrës së Mourinho në Old Traford kundër Juventusit. “Skuadra badhezi ishte superiore në cdo aspekt. Nga intensiteti i lojës tek cilësia, pa lënë mënjanë administrimin e ndeshjes dhe qetësinë me të cilën kontrolloi avantazhin. Juventusi fitoi me meritë të plotë, pasi diferenca midis dy skuadrave ishte e dukshme.

rio ferdinand has been successful in a range of outlets 1455366758 800

Për të përmbledhur ndeshjen me dy fjalë, ishte sikur shikoje burrat kundër fëmijëve”, deklaroi Ferdinand. Praktikisht, “Djajtë e kuq” nuk provuan të luajnë futbooll, teksa krijuan vetëm një rast goli, me shtyllën e goditur nga Pogba. Në të njëjtën valë është shfaqur edhe Paul Scholes, i cili është ndjerë në siklet për qendrimin e mbajtur nga skuadra në terrenin e lojës: “Juventusi e nënshtroi Junaited në cdo zonë të fushë. Një duartrokitje meriton edhe Dybala për mënyrën sesi e vendosi ndeshjen. Por edhe për Juventusin, duke parë paraqitjen që bëri në fushën e një skuadre të madhe. Jo aq e madhe sa kohë më parë, por gjithsesi i ka mbetur emri Manchester.