Çfarë masa po aplikojnë në Paris për të shmangur ndotjen e ajrit

Botë/Rajon

ndotja 1481120611 6750598

Parisienët mund të përdorin transportin publik pa pagesë nëse udhëtojnë për herë të dytë brenda ditës, për t’iu shmangur ndotjes së ajrit, derisa shumë veturave u është ndaluar qarkullimi nëpër rrugët e kryeqytetit të Francës.

Qyteti është duke përjetuar ndotjen më të madhe të ajrit në dhjetë vitet e fundit, thuhet në matjet e agjencisë Airparif.

Autoritetet franceze sot kanë lejuar qarkullimin e veturave që kanë targat me numra çift, derisa të martën veturat me numra tek, por ata sot mund të dënohen me 35 euro nëse kapen duke udhetuar.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, ka thënë se smogu në kryeqytet është shenjë se duhet reduktuar përdorimi i veturave në qendër të qytetit.