Melanie vë në siklet çiftin Obama, ja çfarë ndodh para fotos zyrtare

Botë/Rajon

obaaaat

Ka filluar ceremonia e inaugurimit të Donald Trumpit i cili sot zyrtarisht do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi që do të betohet para amerikanëve.

Trump dhe bashkëshortja e tij kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë ku janë pritur nga çifti Obama.

Por, Melanie ka arritur ta bëjë Mishellin të ndihet vërtetë në siklet, pasi ajo i ka sjellë një dhuratë të paketuar, duke qënë se ajo tashmë do zëvendësojë zonjën e parë të SHBA-ve, vend në të cilin ka qenë Mishelle.

Sikurse shihet edhe në video, Mishelle nuk ka ditur kujt t’ia japë pakon e cila në ato momente duhej të kthehesh nga kamerat, por Obama i ka ardhur menjëherë në ndihmë duke ia marrë dhe duke ia dorëzuar një prej shoqëruesve.