Në Argjentinë krijohet virusi që lufton kancerin

Botë/Rajon

autoimmune_620_386_100-780x439.png

Kërkuesit në Argjentinë kanë krijuar një antivirus të modifikuar gjenetikisht, për të luftuar kancerin.

“Reuters” shkruan se është një lloj virusi që shkakton të ftohtë dhe rrufë, por që është modifikuar në mënyrë të tillë, që e shndërron fuqinë e tij virale në një aftësi për të luftuar kancerin.

Ai quhet virusi onkoliktik, që kërkon dhe vret qelizat kanceroze.

Shkencëtarët në Laboratorin e Terapisë Molekulare dhe Qelizore në Buenos Aires mendojnë se kanë bërë një zbulim tjetër të rëndësishëm në këtë fushë.

“Kemi ‘ndërtuar’ një virus me aftësinë për të ndjerë vetitë karakteristike të tumorit dhe për të sulmuar të gjitha qelizat e tij. Me fjalë të tjera, kemi një qasje të re ndaj atyre që kemi patur deri më sot”, thotë Dr. Osvaldo Podhjacer, shef në Laboratorin e Terapisë Molekulare dhe Qelizore në Buenos Aires.

Virusi i krijuar në laborator, godet indet e qelizave që ndihmojnë rritjen e tumorit.

“Ky zbulim i ri është si një lloj lajmëtari për virusin, që ai të ndikojë tek qelizat mbështetëse. Emocionuese për biologjinë aktuale të kancerit, është se janë shtuar njohuritë për qelizat kanceroze dhe tumorale; se përreth kancerit ka një numër të madh qelizash mbështetëse, të cilat po ashtu fillojnë modifikohen në një mjedis që fillon të degjenerojë”, thotë i emocionuar Dr. Osvaldo Podhjacer.

Në vitin 2015 autoritetet amerikane dhe më pas ata të Agjencisë Evropiane të Mjekësisë, e miratuan përdorimin e virusit të herpesit për trajtimin e melanomës.

Kjo mund t’u hapë rrugën këtyre lloj terapive, që ato të përdoren në masë për trajtimin e kancerit.