Provokimi i serbëve në Mitrovicë

Botë/Rajon

index28Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Beograd për një vizitë dy ditore, serbët e Kosovës ndërmarrin veprime provokuese ndaj shqiptarëve, duke vendosur billborde me mbishkrimin “ne kemi një kryeministër: Vuçiçin”. Në përgjigje të mesazhit të përcjellë nga shqiptarët e Preshevës, të cilët kanë thënë se e presin Ramën si kryeministrin e tyre, serbët në Mitrovicë kanë reaguar më të njëjtën mënyrë. Ata kanë vendosur tabela të mëdha ku paralajmërojnë vizitën e Aleksandar Vuçiç në muajin dhjetor. Këto bilborde gjenden në të gjitha komunat serbe, nga Jarina përgjatë Zvecanit, Mitrovicës veriore, Gracanicës, Parteshit dhe Shtërpcës. Në to shkruhet “mirëserdhe kryeministri Vuçiç” dhe “ne kemi një kryeministër: Vuçiçin”. Më herët dhe në luginën e Preshevës janë vendosur postera me fotografinë e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ky i fundit do të qëndrojë në Preshevë ditën e dytë të vizitës së tij.