Stuhitë e borës godasin Azinë Lindore

Botë/Rajon

Images.ashx 8-600x340

 

Pjese te SHBA dhe Azisë Lindore po përballen me pasojat e stuhive te dëborës dhe temperaturave te ulëta, qe kane shkaktuar mbi 100 viktima. Ne shtetet amerikane te bregut lindor numri i viktimave nga moti i keq ka arritur ne 29, ndërsa ne kontinentin aziatik raportohen 85 te vdekur. Ndonëse ne SHBA pas dobësimit te stuhisë duket se jeta po i rikthehet normalitetit, ne kryeqytetin Uashington ndërtesat qeveritare vazhdojnë te jene te mbyllura, ashtu si edhe disa shkolla. Ne nje pjese te rrugëve, qarkullimi është i rrezikshëm dhe ne transportin ajror janë anuluar serish fluturime. Aksidentet automobilistike, por edhe helmimet nga monoksidi i karbonit janë shkaqet kryesore te vdekjeve te raportuara. Ndërsa ne Azinë Lindore viktimat janë regjistruar ne Tajvan, si pasoje e rënies drastike te temperaturave gjate fundjavës. Shume autostrada jane mbyllur per shkak te dëborës ne Kine, Japoni dhe Hong Kong. Nje numër i madh fluturimesh ndërkombëtare jane anuluar, veçanërisht ne Korenë e Jugut, duke lëne te bllokuar turistet për ore te tera ne aeroporte.