Çifti i bashkëshortëve kthehet nga Italia, policia vë në karantinë gjithë fshatin

Aktualitet Botë/Rajon

Policia ka vendosur në karantinim fshatin Mbërs në bashkinë e Roskovecit. Pas apelit të bashkisë për vetiozilim, dy postblloqe policie janë vendosur në hyrjet dhe daljet e fshatit për të mos lejuar lëvijzen e banorëve. Janë vetëm mjetet e autorizuara për furnizimet ushqimore të fshatit dhe ato, nën kontrollin e policisë.

Një çift i kthyer nga Italia disa ditë më parë, të dy të prekur nga koronavirusi janëë takuar me banorët e fshatit, prandaj bashkia u ka kërkuar që të vetizolohen si masë ekstreme parandaluese.