Edhe këtë muaj të gjithë në shtëpi, ja kur rinisin fluturimet në Evropë

Aktualitet Botë/Rajon

Vendet anëtare të Këshillit EVropian duhet të mbajnë kufijtë e mbyllur deri në mes të muajit qershor. Ditën e sotme, u ftuan liderët që të zgjasnin kohën e ndalimit të udhëtimit për 30 ditë të tjera për shkak të pándemisë së Koronavirusit.

Nënkryetari Margaritis Schinas tha: “Objektivi i rëndësishëm për të kufizuar përhapjen eKoronavirusit përmes ndërveprimit shoqëror mbetet ende. Pavarësisht progresit në shumë shtete eVropiane, situata në të gjithë botën është delikate. Është e domosdoshme që çdo veprim i ndërmarrë të jetë gradual, me marrjen e masave të ndryshme në faza të ndryshme.”

Afati i mëparshëm për të cilin kishin rënë liderët evropianë për kufizimin e lëvizjes ishte deri më 15 maj. Ndërkohë afati i ri i propozuar është më 15 qershor.