Gjermania përball një rreziku të madh nga COVID-19; Angela Merkel paralajmëron popullin

Aktualitet Botë/Rajon

Angela Merkel ka folur për herë të parë ndaj rrezikut të Covid-19. Ajo thotë se sipas ekspertëve mund të infektohet 2/3 e popullësisë.

“Kemi një virus për të cilin nuk ka imunitet dhe imunizim dhe duhet të kuptojmë se shumë njerëz do të infektohen. Me konsensus, midis ekspertëve, thuhet se 60 deri në 70 për qind e popullsisë do të infektohen”,- tha ajo.

“Ne jemi në fillimin e një zhvillimi që ende nuk mund ta shohim fundin”,- u tha zonja Merkel gazetarëve. “Por ne, si vend, do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të bërë, duke punuar brenda bllokut evropian.”

Kancelarja u bëri thirrje gjermanëve të pranojnë se është e rëndësishme të qëndrohet në shtëpi sa herë të jetë e mundur dhe të merren masa paraprake në mënyrë që sistemi shëndetësor të jetë në gjendje t’i rezistojë numrit të madh të njerëzve që mund të jenë sëmurë rëndë.