Harrojeni kartëmonedhën 200-lekëshe! Zbuloni cili do të jetë portreti që do shohim në monedhën e re…

Aktualitet

Një monedhë e re pritet të zëvendësojë 200 lekëshin prej letre.
Banka e Shqipërisë ka treguar sesi do të duket monedha e emetuar në vitin 2012, që do të mbajë portretin e Nënë Terezës si shenjë përkujtimore për shenjtoren që ka lënë gjurmë në historinë e kombit shqiptar dhe në mbarë botën.
Në qendër të monedhës qëndron një pëllumb në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, është blu, e njëjtë me atë të shamisë së Nënë Terezës, në pamjen pas të monedhës.
Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve.


Në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portret shkruhet “NËNË TEREZA” dhe vitet e lindjes e të vdekjes. Poshtë portretit shkruhet emri i lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe poshtë “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”.