Ja cilat lagje do të jenë pa drita SOT

Aktualitet Botë/Rajon

Sot do të ketë kufizime të energjisë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka bërë me dije se ndërprerja do të bëhet në intervalin kohor, ora 09:00 deri në orën 15:00, për shkak të remontit në fiderat e kabinave elektrike.

Kështu, do të ketë mungesë të energjisë elektrike në zonat:

Rruga e Dibrës pjesërisht,

Pranë Medresesë,

Pezë e Vogël,

Pezë Helmas

Ura e Beshirit,

Kopshti Botanik pjesërisht

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Për shkak të remontit në fiderin A3 kabina e Medresesë 6/1 dhe në Fiderat 4 të NST Ndroq dhe Fid 25 NST Selitë, në datën 9 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona;

Rruga e Dibrës pjesërisht, pranë Medresesë, Pezë e Vogël, Pezë Helmas dhe Ura e Beshirit, Kopshti Botanik pjesërisht”.