Bayern – Real Madrid, çfarë thonë trajnerët dhe lojtarët?

Kulturë

sasdfw

Carlo Ancelotti, trajner i Bayernit: Ka për të qenë një rast tejet i veçantë për mua. Kam lidhje të fortë me klubin dhe lojtarët. Me “Zizou”-në jemi miq të mirë. Jam tejet i kënaqur që ai ka korrur sukses te Reali dhe që ka fituar Champions League-ën. Fakti që e njoh mirë atë dhe lojtarët, nuk është dhe aq avantazh i madh. E dimë se ç’është i aftë të bëjë Reali dhe kemi shumë respekt për ta, por ne jemi të fokusuar te aftësitë tona dhe te ajo se ç’mund të bëjmë ne. Sigurisht ka për të qenë ndeshje e vështirë, por kemi besim dhe jemi në formë të mirë.
Arjen Robben, sulmues i Bayernit: Ata janë kampionët në fuqi, por ne do të japim më të mirën. Nuk mendojmë aspak për ndeshjen e 3 viteve më parë, e shkuara s’vlen më. Përpara kemi një përballje e cila them se do vendoset nga detajet e vogla. Do ishte domethënëse të merrnim fitore në shtëpi dhe të shkonim me avantazh në Madrid.
Zinedine Zidane, trajner i Realit të Madridit: Unë dhe Carlo njihemi shumë mirë, por kjo s’do të thotë asgjë. Sfida është mes dy skuadrave të mëdha që përballen mes tyre, jo unë kundër Carlos. Deri më tani në këtë kompeticion kemi bërë mirë dhe duam të arrijmë fitoren. Mendoj se skuadra jonë është më e mirë tani, krahasuar me vitin 2014-të, por këtë duhet ta vërtetojmë sërish. Ajo që ndodhi 3 vite më parë, ndodhi, dhe ishte e mrekullueshme. Por përpara kemi një ndeshje krejt tjetër, mes dy skuadrash krejt të ndryshme.
Toni Kroos, mesfushor i Realit të Madridit: Eshtë e vështirë të parashikosh një përballje të tillë, por ne jemi Reali i Madridit dhe mua më pëlqejnë sfidat. Sa për Bayernin, është e lehtë ta mendosh se si do të mundohen të luajnë, do presojnë fort përpara dhe në të gjithë fushën nëse munden, por jo përgjatë gjithë 90 minutave sikurse bënin me Guardiolën. Do kërkojnë ta zotërojnë sa më shumë topin dhe unë shpresoj që ne të mund t’i kundërvihemi mirë këtij aspekti të lojës.