Publikohet traileri i plotë i kryeveprës së Disney, “E bukura dhe Bisha”

Kulturë

1q32

“E bukura dhe Bisha” mund të jetë filmi më i shumëpritur i vitit 2017.
Kur traileri i parë ngacmues u publikua në pranëverë, u klikua për numrin rekord të plot 92 milionë herëve vetëm gjatë 24 orëve të para. Jo vetëm, por mundi tituj të tillë si “Star Wars: The Force Awakens”, “Captain America: Civil War” dhe “Avengers: Age of Ultron”, pra jo filma çfarëdo kur vjen puna për buxhet dhe fitime. Traileri u fokusua në kështjellën e Bishës dhe dha vetëm një pamje shumë të shkurtër të princeshës së adhuruar. Por sot është publikuar dhe traileri i plotë, i cili ju jep mundësinë të shihni të gjithë personazhet kryesore dhe shumë të dashura nga përralla ikonë e Disney. Duke filluar nga e bukura jonë, e luajtur nga britanikja Emma Watson, e duke vazhduar me bishën, qiririn, orën dhe filxhanin, të gjithë personazhe që i kanë bërë fëmijë e të rritur për vete. Nuk do na duhet të presim dhe shumë pasi 17 marsi është dita e madhe, por deri atëherë mund të mjaftohemi me 2 minuta trailer.