Meteorologët parashikojnë përmirësime të motit në këto zona; Ja sa priten të shkojnë temperaturat ditët në vazhdim

Aktualitet

Ndonëse tetori erdhi i lagësht në territorin e vendit tonë, ndryshimet klimaterike kanë qenë goxha të ndjeshme. Temperatura mbi normale, luhatje drastike. Meteorologët parashikojnë se në muajt në vazhdim Evropa do të përfshihet nga temperatura mbi normalen.
Në vendin tonë pritet përmirësim i motit në Veri dhe zonat Qendrore POR në Jug-Juglindje do të ketë reshje intensive! Fundjava sjell përmirësim të motit megjithatë vranësirat bëhen prezente herë pas here duke sjellë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.