Mjekët indianë përdorën këtë kombinim ilaçesh dhe u shëruan tre të moshuar me Covid

Aktualitet Botë/Rajon

Një 85-vjeçar nga Jaipuri i Indisë dhe dy italianë me koronavirus janë shëruar pas një terapie të ndjekur nga një grup mjekësh indianë. Këta pacientë u trajtuan me medikamente për HIV-in, malarjen dhe gripin e derrit.

Mjeku Sudhir Bhandari ka shpjeguar se janë kombinuar medikamentet Lopinavir dhe Ritonavir të cilat janë sekondare në trajtimin e HIV-it dhe kurojnë malarien dhe gripin e derrit.

Kura u aplikua fillimisht tek një e moshuar italiane e më pas tek dy pacientë në Indi dhe rezultoi të ishte e efektshme.