“Në këtë luftë s’jeni vetëm” Gjermania strehon pacientët italianë me Covid-19 në spitalet e saj

Aktualitet Botë/Rajon

Gjermania ka vendosur të presë pacientë të prekur me Coronavirus nga Italia. Ky është vendi i parë në Europë që e bën këtë gjë. mediat italiane shkruajnë se lajmi është konfirmuar nga guvernatori Michael Kretschmer. Berlini është vendi i parë që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar nga koronavirus në spitalet e tyre. Fillimisht do të marrë gjashtë pacientë pozitivë të covid-19 nga Italia dhe më pas do t’i trajtojë ata në spitale në rajonin e tij. Michael Kretschmer tha se ai iu përgjigj në këtë mënyrë një kërkese nga Italia.

“Ishte një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët. Është hera e parë që pacientët italianë transferohen në një vend tjetër të BE,“- tha Kretschmer.

Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga Coronavirus.