Aktorja shqiptare shpallet e humbur! Familjarët kërkojnë ndihmë…

Sociale

adea4
Adea Shabani, aktorja me origjinë shqiptare e njohur për filmin “All or nothing”, është zhdukur pa lënë gjurmë prej një jave. 25 vjeçarja, prej dy vishte ishte shpërngulur në Los Angeles, për të ndjekur ëndrrën e saj në botën kinematografike. Adea vazhdon studimet në Los Angeles dhe fillimisht kanë qenë pikërisht shokët e klasës ata që janë shqetsuar dhe janë interesuar për të.

adea2
Prej ditësh ajo nuk është paraqitur në mësim, gjë që ngriti dyshimet e miqve të saj. Sipas tyre, dera e shtëpisë së saj ishte e hapur, kur ata kishin shkuar ta kontrollonin. Hera e fundit që e kanë parë ishte në 23 shkurt, në një teatër afër banesës së saj. Familjarët kanë punësuar detektivë privatë, ndërkohë edhe policia ka nxjerrë njoftimin për person të humbur. Deri tani, nuk dihet ende se ku mund të jetë 25 vjeçarja.

adea