Fëmija 5 vjeçar largohet nga jeta në krahët e Babagjyshit

Sociale

asadd santa

Për inxhinierin amerikan Eric Schmitt-Matzen, periudha e Krishtlindjes është periudha më e bukur e vitit. Ai heq dorë nga profesioni i tij dhe vesh petkun e kuq të Babagjyshit. Ulet në ndonjë qendër tregtare ose park dhe dëgjon për orë të tëra dëshirat e fëmijëve. Mundohet t’i shënojë të gjitha sepse nuk do të zhgënjejë asnjë prej tyre. Fëmijët e përqafojnë, duan të luajnë me mjekrën e tij, e pyesin për elfët apo dhe bëjnë selfie. Ky ritual zgjat prej vitesh, por i fal të njëjtën kënaqësi si në fillim.
Por mbrëmjen e 12 dhjetorit, Eric mori një telefonatë të çuditshme nga spitali i Tennessee-t. Një vogëlush pesë vjeçar , tashmë i sëmurë terminal, kishte shprehur dëshirën për ta takuar. Eric veshi petkun e vjetër dhe pas 15 minutash nga telefonata, mbërriti në spital. U kërkoi të gjithë familjarëve të dilnin nga dhoma dhe të rrinte vetëm për vetëm me vogëlushin.
E mori në prehër dhe i tha që nuk duhej të qante sepse ndryshe dëshirat nuk mund të realizoheshin. Pas një buzëqeshjeje të trishtë djali iu përgjigj : ‘’Më thonë që do vdes. Por kam frikë se ku do të shkoj’’.
Babagjyshit iu mbushën sytë me lotë dhe i rrëfeu që ai ishte elfi i tij kryesor dhe mund të shkonte kudo. Vogëlushi mbylli sytë dhe vdiq në krahët e tij.
Një histori e trishtë që Eric nuk mund ta harrojë për shumë kohë. Por misioni i tij është t’u japë gëzim fëmijëve anembanë botës dhe të plotësojë dëshirat e tyre.

Burimi: Living.al