Greqia në gjendje emergjence: Ja çfarë po ndodh në shtetin fqinj!

Sociale

greqia
Zjarret e shumta kanë pushtuar Greqinë këto ditë të nxehta vere. Ato jo vetëm janë përhapur, por fatkeqësisht kanë shkaktuar edhe viktima. Ndërkohë që po procedohet të mbahen zjarret nën kontroll, numri i viktimave sa vjen dhe shtohet.

zjarr greqi

Sipas mediave greke deri tani kanë humbur jetën 50 persona si pasojë e zjarreve të rëna në pyjet pranë kryeqytetit të Athinës. Sakaq, qeveria greke ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka kërkuar ndihmë për këtë situatë kaq të vështirë që po kalon populli grek. Përveç personave që kanë humbur jetën, 150 të tjerë raportohen se kanë mbetur të plagosur.

zjarre