58 dhe 72 vjeç, çifti shqiptar lë pa fjalë mjekët gjermanë, sjellin në jetë djalin e tyre të parë

Sociale

babyborn

Ndërkohë që vëmendja e të gjithë gjermanëve ishte e përqendruar tek ndeshja e djeshme përballë kombëtares së Meksikës, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 0:1 në favor të kësaj të fundit, mjekët e një prej spitaleve të Leverkusen janë përballur me një ngjarje të pazakontë. Një grua shqiptare 58- vjeçare ka mundur të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë të quajtur Florian.

grusghio

Sipas raportimeve të para të bëra nga ”Klinikum Leverkusen”, mamaja dhe dhe i porsalinduri janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore : ”Është një djalë i shëndetshëm, 3,36 kilogramë dhe 53 centimetra.”, thuhet në deklaratën e tyre. Mjekja gjinekologe që ka asistuar në lindjen e Florës, gruas 58-vjeçare, ka thënë për mediat lokale se në dhjetë vitet e saj në spitalin në Leverkusen, ajo kurrë nuk kishte përjetuar një lindje të tillë. Sakaq mamaja e re, tregon se është shumë e lumtur dhe se kishte plot 25 vite që priste të bëhej me fëmijë. “Ai është kaq i bukur, ka sytë dhe hundën time. Kjo është një mrekulli.” Edhe babai i të porsalindurit, Sejdiu 72 vjeç është shprehur krenar dhe i lumtur duke thënë që kishin shumë vite që planifikonin për një fëmijë dhe nuk kishte qënë e mundur.