Kujdes kur të planifikoni pushimet verore, moti do rezervojë surpriza…

Sociale

pushimet
Edhe pse të gjithë po i presin me padurim tashmë pushimet verore, duket se këtë vit vera do të jetë totalisht e kundërta e verës së kaluar. Nëse vjet jeni ankuar gjithë kohën për vapën e tmerrshme, moti këtë vit ka vendosur t’iu freskojë pak më tepër seç duhet. Parashikohet se kjo verë nuk do të jetë e nxehtë, madje do të ketë stuhi të fuqishme. Tirana, Roma apo Sofja do të përfshihen nga stuhi, të cilat mund të shkaktojnë edhe përmbytje serioze. Ndërsa i nxehti është përqëndruar në Britani, Francë, Belgjikë dhe Holandë. Nëse nuk keni rezervuar ende pushimet tuaja, jeni në kohë të zgjidhni një nga vendet ku të paktën është e sigurt që do të shijoni diellin dhe jo erërat e forta dhe shiun.