Noizy në Spitalin Amerikan pas Aksidentit

Sociale

foto-1245Këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy ka pësuar një aksident mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Aksidenti është shënuar rreth orës 20.30 në autostradë. Nuk ka shumë të dhëna për shkaqet e aksidentit. Këngëtari është shoqëruar me urgjencë në spitalin ushtarak ku po merr trajtimin mjekësor.

Burime pranë këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare, pohojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe se po merr mjekimet e para ne spitalin Amerikan. Noizy u aksidentua me makinë në autostradën Tiranë-Durrës, mbrëmjen e së enjtes. Dyshohet se shpejtësia jashtë normave të lejuara ka shkaktuar aksidentin.