Pas skandalit, fejohen adoleshentët

Sociale

fotoRefuzimi i dashurisë për pak i kushtoi jetën një adoleshenteje nga fshati Gjorm i Vlorës, e cila u qëllua disa herë me armë nga shoku i shkollës, njëkohësisht propozuesi për lidhje mes tyre, por siç thotë shprehja e vjetër “pas stuhisë vjen dielli”. Çifti i adoleshentëve tashmë është lidhur në fejesë! 18-vjeçari Aldo Arshia qe plagosi me armë zjarri 17-vjeçaren E.Toto, e cila fatmirësisht i mbijetoi plagëve, mesa duket po e finalizon me sukses mision e tij për ta bërë për vete me çdo kusht adoleshenten. Familja e 18-vjeçarit ka kërkuar dorën e adoleshentes dhe kjo e fundit i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese. Dy muaj pas ngjarjes së rëndë në ambientet e shkollës së mesme të Gjormit marrëdhëniet e dy familjeve janë përmirësuar, çka solli edhe bashkimin ne miqësi mes tyre.