Shkencëtarët: Meshkujt janë më idiotë se femrat

Sociale

meshkujt2
Shkenca më në fund ka vërtetuar atë që shumë femra për kohë të gjatë kanë thënë të jetë e vërtetë: meshkujt janë gjini më idiote.

Një studim i çuditshëm i publikuar në botimin special për Krishtlindje të “The BMJ” ka vlerësuar se cila gjini ka gjasa më të mëdha të bëjë pjesë në sjelljen idiote bazuar në rezultatet 20 vjeçare të Darëin Aëard.

Çmimet vjetore “Darëin Aëards” jepen çdo vit për individët që vdesin duke qenë pjesëmarrës në sjellje idiote e jashtëzakonisht të rrezikshme. Emri i këtij çmimi bazohet në shkencëtarin Charles Darëin, i njohur për shprehjen e tij “mbijetesa e më të fortit”, transmeton Koha.net.

Studimi ka zbuluar se nga viti 1995 deri më 2014, 282 të nominuar kanë qenë meshkuj, ndërsa vetëm 36 ishin femra. Meshkujt përbënin përqindjen dominuese, me 88.7 për qind të të nominuarve për çmimin “Darëin Award”.

“Ky zbulim është krejtësisht konsistente me teorinë idiote të meshkujve (MIT) dhe mbështet hipotezën se meshkujt janë idiotë dhe idiotët bëjnë gjëra idiote”, thotë studimi.

Autorët e këtij studimi kanë dalë në përfundimin se teoria e tyre e MIT “meriton hetim më të thellë”.