Surprizat e motit, në ditët e fundit të gushtit!

Sociale

moti
Ditët e para të muajit gusht sollën në vend temperatura mjaft të larta duke e bërë gjendjen disi të papërballueshme. Kjo situatë duket se ka ndryshuar në ditët e fundit dhe gjatë pasdites kemi parë të shfaqen vranësira dhe reshje të pakta shiu. Kjo situatë pritet të vazhdojë e tillë dhe sipas “Meteoalb” datat 25-27 gusht do të kemi reshje të dendura shiu.

moti2

Sipas tyre ditët e fundit të gushtit nuk do të jenë aspak favorizuese për plazh dhe sigurisht që ky është një lajm mjaft i keq për ata që kishin parashikuar të bënin pushime në këto ditë. Temperaturat e ajrit do të kenë një ulje jo shumë të ndjeshme gjatë paradites dhe pasditet do të jenë me vranësira dhe reshje shiu.