Tirana: Të dënohen aktet antishqiptare

Sociale

269-526x330Përshkallëzohet reagimi i Tiranës zyrtare. Ministria e Jashtme i ka dorëzuar ambasadorit serb ne Tirane Miroljub Zaric note proteste për ngjarjet ne Beograd. Ne deklaratën sqaruese per mediat Ministria e Jashtme jo vetëm distancohet nga qëndrimet e krerëve me te larte te shtetit serb, por thekson se ato bien ndesh me konceptin e respektit mes shteteve sovrane. Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë hedh poshtë me vendosmëri baltosjen politike të ndërmarrë nga udhëheqësit kryesorë të Serbisë kundër popullit dhe shtetit shqiptar. Deklaratat e zyrtarëve më të lartë serbë bien ndesh me etikën më bazike të marrëdhënieve diplomatike dhe reciprocitetin e mirësjelljes, vetëpërmbajtjes dhe respektit midis shteteve sovrane. Për më tepër, ato nuk dëshmojnë lartësinë e një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Ministria e Jashtme fton udhëheqësit e lartë të Serbisë të kthjellohen dhe të tregojnë maturi duke dënuar aktet antishqiptare që ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, duke nënvizuar se historia nuk e njeh Shqipërinë si destabilizuese ne rajon Historia e vjetër dhe e re e Ballkanit nuk e njeh Shqipërinë si destabilizuese e rajonit dhe as si agresore kundër popujve liridashës, që kërkojnë pavarësi. Shqipëria nuk është përgjegjëse për faktin se e kaluara mund të rëndojë në ndërgjegjen dhe gjendjen emotive të zyrtarëve të lartë serbë. Sipas deklaratës se Ministrisë se Jashtme, Shqipëria ndjek politiken e fqinjësisë se mire sepse beson se integrimi euroatlantik është rruga e përbashkët e popujve dhe shteteve në rajonin tonë.