Zhduken 12 mijë kallëpe tritol

Sociale

tritol-okProkuroria e Krujës ka hedhur drite mbi zhdukjen e nje sasie prej 12 mije kallëpe tritoli, secila me peshe 200 grame. Kjo sasi sipas organit te akuzës rezulton te jete marre nga magazinat ushtarake te fshatit Nuaj. Ne këto magazina mungojnë edhe materiale te tjera luftarake te cilat duhej te ishin pjese e inventarit. Dyshimet e para te Prokurorisë tregojnë se destinacioni i lendes plasëse mund te keqe qene guroret e zonës, por nuk përjashtohet mundësia qe kallëpet e tritolit te jene shitur dhe përdorur edhe per qëllime terroriste, brenda e jashtë vendit. Mungesa e tritolit ne magazinat ushtarake është konstatuar kur prokuroria nisi hetimet intensive pas atentateve te shpeshta me tritol qe kane tronditur Fushe Krujen por edhe qytete te tjera te vendit. Burime zyrtare te organit qendror te akuzës bëjnë me dije se është ndaluar përgjegjësi i magazinës ushtarake Adem Hasani. Ekspertet kane arritur ne përfundimin se lenda e trafikuar eshte e nje rrezikshmërie teper te larte. Sasi e tritolit llogaritet ne vleren e 200 milone lekeve te rinj. Prokuroria po heton per te zbardhur fijet e rrjetit qe dyshohet te kete furnizuar disa grupe kriminale.